Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BBC SPORTS

Erling Haaland — Ylli botëror i vitit nga BBC Sports

Erling Haaland — Ylli botëror i vitit nga BBC Sports


20 December, 2023 @9:36

Sulmuesi 23 vjeçar Erling Haaland është shpallë personaliteti sportiv i vitit 2023 nga BBC Sports. Transmetuesi britanik ka kujtuar se norvegjezi ka shënuar 52 gola në të gjitha garat për Manchester Cityn gjatë stinorit 2022/23, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjë lojtar në Premier Ligë brenda një stinori.

Haaland ndihmoi Manchester Cityn të fitojë për herë të parë në histori të klubit tripletën e madhe (titulli kampion, Kupa dhe Liga e Kampionëve). Ai bëri rekord për të fituar “këpucën e artë” të Premier Ligës me 36 gola në 38 ndeshje - askush nuk e ka arritur këtë.

“Ju falemnderit që më keni votuar. Stinori i kaluar ka qenë i pabesueshëm - kam fituar tripletën dhe ka qenë e jashtëzakonshme,” ka thënë Haaland.

BBC World Sport Star of the Year u votua nga lexuesit e BBC Sports nga e mbarë bota. Në vend të dytë u rendit kapiteni i Afrikës së Jugut në ragbi, Siya Kolisi, ndërsa i treti u rendit tre herë kampioni i Formula 1, Max Verstappen.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League