Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇFARË SULMUESI!

Solanke hat-trick, Bournemouth vazhdon ngritjen dhe formën e mirë

Solanke hat-trick, Bournemouth vazhdon ngritjen dhe formën e mirë


23 December, 2023 @18:09

Një debutim për tu harruar për Nuno Espirito Santon te Nottingham Foresti, derisa Bournemouthi i drejtuar nga Andoni Iraola ka vazhduar me lojëra të mira dhe ngritjen në renditje tabelare, duke shënuar fitoren e tretë me radhë në Premier Ligë dhe të pestën në katër ndeshjet e fundit.

Bournemouth ka mposhtur në “City Ground” Forestin 2-3, ndërsa sulmuesi anglez Dominic Solanke ka regjistruar hat-trick në fitoren e arritur. Me këtë, Bournemouth ka kaluar në pozitën e 11. të renditjes tabelare, ndërsa Forest vazhdon me formën e dobët dhe është i 17. në renditje me 14 pikë nga 18 ndeshje, 8 më pak sesa rivali i sotëm.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League