Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË ME TRAJNERIN E RI!

Forest fiton pas 7 ndeshjesh me hat-trickun e Woodit

Forest fiton pas 7 ndeshjesh me hat-trickun e Woodit


26 December, 2023 @18:57

Sulmuesi Chris Wood ka shënuar hat-trick ndaj ish-ekipit të tij sot, për t’ia sjellë Nottingham Forestit fitoren e parë pas 7 ndeshjesh në Premier Ligë dhe të parën nën drejtimin e trajnerit të ri të ekipit Nuno Espirito Santo.

Edhe pse Newcastle United mori epërsinë me golin e Alex Isakut nga penalltia fillimisht, mysafirët luftuan për barazim, ndërsa më pas kanë ndëshkuar vendasit me kundërsulme, ku Wood është treguar i pamëshirshëm ndaj ish-ekipit të tij, për t’i sjellë gëzim të madh mysafirëve, 1-3.

Pas 19 ndeshjesh, Newcastle United ka 29 pikë dhe aktualisht është i shtati, ndërsa Nottm Forest është i 16. me 17 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League