Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WAYNE ROONEY SHKARKOHET!

Pas 15 ndeshjesh në krye, Birmingham largon trajnerin

Foto: B/RFootball/ fb

Pas 15 ndeshjesh në krye, Birmingham largon trajnerin


2 January, 2024 @11:47

Birmingham City është duke bërë përgatitjet për të zyrtarizuar largimin e trajnerit Wayne Rooney nga detyra. Ky i fundit mbeti vetëm 83 ditë në krye të ekipit, ndërsa kishte ardhur në shtab teknik më 11 tetor të vitit që e lamë pas.

Mirëpo, rezultatet jashtëzakonisht të dobëta bënë të vetën dhe kështu kur Rooney mori Birminghamin në pozitë të pestë, e le atë në pozitë të 20.! Trajneri 38 - vjeç më parë ka drejtuar ekipe si Derby County dhe DC United.

Birmingham City që kishte nisur mirë stinorin në Championship, bëri lëvizjen Rooney me të cilën është fare pranë zonës së rënies.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League