Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEKANËT GODASIN TOPÇINJTË!

West Ham United godet rëndë Arsenalin!

West Ham United godet rëndë Arsenalin!


28 December, 2023 @23:40

Ka befasuar West Ham United i David Moyesit Arsenalin në “Emirates” sonte, derisa çekanët i kanë lënë topçinjtë pa pikë dhe ua mohuan daljen në krye të renditjes tabelare.

Tre goditje në portë, dy gola, ka qenë bilanci i West Ham Unitedit në fitoren 0-2, derisa vendasit çuan dëm raste plot, për të humbur mundësinë për të rimarrë lidershipin në Premier Ligë.

Tomas Soucek i dha epërsinë mysafirëve (13’), ndërsa ish-lojtari i Arsenalit, qendërmbrojtësi Konstaninos Mavropanos qëlloi me kokë pas kornerit për 0-2 (55’).

David Moyes

Nuk përfundoi këtu, derisa Declan Rice shkaktoi penallti në minutën e fundit të kohës shtesë të ndeshjes, por Said Benrahma pa shutin e tij nga 11-metra të mbrojtur prej David Rayës.

Rezultati përfundimtar i këtij dueli lë ekipin e Mikel Artetës në vend të dytë me dy pikë më pak se Liverpooli lider (42 pikë), ndërsa ekipi i Moyesit del në pozitë të gjashtë me 33 pikë.

Rëndësia e fitores së West Ham Unitedit bëhet më e madhe, kur dihet se Arsenal nuk ka humbur në shtëpi qe 14 ndeshje në të gjitha garat. Në anën tjetër ekipi i Artetës gjithashtu në Premier Ligë ka kaluar pa humbje në 18 derbi të Londrës, derisa Moyes në anën tjetër ka shënuar për herë të parë në karrierën e tij fitore si mysafir ndaj Arsenalit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League