Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KRYE PËR BOXING DAY!

Liverpool lider i Premier Ligës

Liverpool lider i Premier Ligës


26 December, 2023 @20:25

Ekipi i Jurgen Kloppit, Liverpool, ka arritur të mposht Burnleyn sot në “Turf Moor” për të marrë kryesimin e Premier Ligës. Darwin Nunez në fillim dhe Diogo Jota në fund të ndeshjes kanë vendosur për fituesin e duelit, ndërsa Liverpool lëshoi edhe një mori rastesh, bashkë me dy gola të anuluara nga VAR, për fitoren përfundimtare 0-2.

Liverpool dominoi krejtësisht ndeshjen, ndërsa Burnley pati një rast të mirë pas minutës së 80. të ndeshjes kur një goditje e tyre kaloi pranë portës së mysafirëve. Por, për rehatinë në fund u kujdes zëvendësuesi portugez që i dha fund dilemave për tre pikë.

Me 19 ndeshje, Liverpool është i pari me 42 pikë, ndërsa Burnley i parafundit (19.) ka 11 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League