Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPER NDESHJE NË BOXING DAY!

Dy përmbysje për fitoren e Lutonit

Dy përmbysje për fitoren e Lutonit


26 December, 2023 @19:09

Në një ndeshje të jashtëzakonshme në “Bramall Lane” Luton Town ka arritur të shënojë fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në luftë për mbijetesë, duke e mposhtur rivalin direkt, Sheffield United.

Ndeshja kishte dy përmbysje, ku Luton avancoi 0-1, për ta kthyer vendasit rezultatin në 2-1, kurse krejt në fund ndeshja përfundoi 2-3! Ka qenë një humbje demoralizuese për Sheffield Unitedin kjo, që priste fitore për të shtuar shpresat për mbijetesë, por ndodhi e kundërta, derisa ekipi i Rob Edwardsit arriti fitoren e katërt të stinorit.

Luton Town është i 18. në renditje me 15 pikë, ndërsa Sheffield United i fundit, i njëzeti, me 9 pikë!


 
Të gjitha lajmet nga Premier League