Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED I KTHEHET FITORES!

Përmbysje e madhe për shpresë te Man. United

Përmbysje e madhe për shpresë te Man. United


26 December, 2023 @22:55

Pas tre ndeshjesh Manchester United ka arritur të shënojë fitore në Premier Ligë, ndërsa një angazhim i jashtëzakonshëm i lojtarëve të Erik ten Hagut është parë pas pranimit të dy golave nga Aston Villa në pjesë të parë (McGinn 21’, Dendoncker 26’).

Manchester United nuk është dorëzuar, ndërsa përkrahja e madhe e ardhur nga tribunat ka mbajtur lojtarët në detyrë dhe luftë për secilin top, derisa arritën të përmbysin plotësisht rezultatin nga 0-2 e pjesës së parë në 3-2 përfundimtare (Garnacho 59’, 71’, Hojlund 82’).

Danezi Rasmus Hojlund ka shënuar golin e fitores për Manchester Unitedin, derisa ky ka qenë goli i parë i tij në Premier Ligë. Gëzimi i madh u pa te futbollisti i ardhur këtë verë te Djajt e kuq. Goli i tij erdhi pas golave të argjentinasit Garnacho!

Fitorja, kthen Manchester Unitedin në pozitë të gjashtë me 31 pikë, ndërsa Aston Villa në të tretin vend ka 39 pikë. 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League