SHTON DISTANCËN NË KRYE
Salah me dygolësh, për të thyer rezistencën e Newcastle Unitedit
1 January, 2024 @23:13
Mohamed Salah ka shënuar dy gola për t’i ndihmuar ekipit të tij, ashtu që të thehet rezistenca e fortë e Newcastle United - portieri i të cilëve sonte, Dubravka përkundër se pranoi katër gola, ka qenë i jashtëzakonshëm.
Shi e erë plot në “Anfield Road” por asgjë nuk do të ndalte ndeshjen frenetike aty derisa dalëngadalë Liverpooli i Jurgen Kloppit siguroi fitoren 4-2 [Salah 49’, 86’pen., Jones 74’, Gakpo 78’ - Isak 54’, Botman 81’].
Me fitore, Liverpool ka shtuar distancën në krye të renditjes në tre pikë ndaj ndjekësit të parë Aston Villa. Të kuqtë tash kanë 45 pikë nga 20 ndeshje, ndërsa Newcastle vazhdon krizën e rezultateve në Premier Ligë, me disfatën e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe janë të nëntit në renditje me 29 pikë.