Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET NË PREMIER LIGË!

Tottenham zyrtarizon Timo Wernerin

Tottenham zyrtarizon Timo Wernerin


9 January, 2024 @20:48

Gjermani rikthehet në Premier Ligë. Timo Werner është huazuar nga Leipzig te Tottenham Hotspur deri në fund të këtij stinori, me mundësi nënshkrimi të kontratës për londinezët.

Trajnerit Ange Postecoglu i nevojitej një sulmues i dëshmuar, pasi që ylli jugkorean i skuadrës Heung-min Son shkon në Kampionatin Aziatik për të luajtur me kombëtaren.

Werner 27 vjeç ka përvojë në Premier Ligë pasi që ka qenë pjesë e Chelseat, kur kishte kaluar pikërisht nga Leipzigu për rreth 50 milionë euro.

Qendërsulmuesi gjerman kishte shënuar 23 gola për Chelsean në 89 paraqitje, duke fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Botërorin e klubeve, para se rikthehet në Leipzig në 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League