Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA KËRKON SULMUES KLASI

Benzema e Firmino - drejt PremierLigës!

Benzema e Firmino - drejt PremierLigës!


15 January, 2024 @16:18

E përditshmja britanike The Telegraph ka dhënë një njoftim goxha interesant sot, ndërsa u fol për dy sulmuesit me shumë përvojë. Njëri nga ata, Topi i Artë.

Karim Benzema dhe Roberto Firmino po shikohen nga Chelsea si mundësi për huazim nga ekipet e tyre arabe! Ky është titulli shokues, që do të mund të ndërrojë shumë kombinime në Premier Ligë.

Përkundër se Victor Osimhen i Napolit është shënjestër kryesore, Chelsea po shikon edhe mundësitë për huazimin e një top-sulmuesi të klasit botëror, ndërsa Benzema dhe Firmino janë duke u “ngacmuar” nga klubi londinez.

The Telegraph

Të gjitha këto spekulime po shkojnë kah mundësia për tu bërë realitet, pasi që Benzema nuk është “rehat” te ekipi i tij, ndërsa Firmino veçse ka humbur vendin në 11-shen startuese të ekipit të tij.

Chelsea ndërkaq, përkundër se ka bërë shumë transfere - ato të sulmit nuk i qëlloi, ndërsa kësaj i kontribuuan edhe lëndimet. Të kaltërit nga “Stamford Bridge” po kërkojnë sulmues që shënon dhe të dëshmuar.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League