SHPRESA ARGJENTINASE, KALON TE CITY
City merr talentin 18 vjeçar të Argjentinës
25 January, 2024 @13:44
(BBC Sport) — Manchester City ka siguruar shërbimet e talentit argjentinas Claudio Echeverri. Mesfushori që ka qenë pjesë e Argjentinës U-17, tash 18 vjeç ka nënshkruar kontratë 4.5 vjeçare me kampionin e Anglisë dhe të Evropës.
Echeverri 18 vjeç ka luajtur gjashtë ndeshje për River Plate-in ndërsa do të mbetet pjesë e ekipit argjentinas përgjatë këtij viti, para se të arrijë te ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola.
Një marrëveshje të tillë City e kishte bërë me Riverin edhe për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez në janar të vitit 2022. Echeverri ka qenë kapiten i Argjentinës U-17, ndërsa ka shënuar hat-trick në çerekfinale të Botërorit për U-17 ndaj Brazilit.
Ai kreu Botërorin U-17 me Argjentinën në pozitë të katërt, pasi që pas gjysmëfinales humbën edhe duelin për vend të tretë. Echeverri dha pesë gola në Botërorin U-17. City pagoi 15 milionë euro në llogari të Riverit për të marr kartonin e lojtarit.