Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KALON NË EREDIVISIE

Ajax zyrtarizon Hendersonin

Ajax zyrtarizon Hendersonin


18 January, 2024 @22:14

Mesfushori anglez, Jordan Henderson u prezantua edhe zyrtarisht te Ajaxi i Amsterdamit. Ai ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me ekipin holandez, duke e lënë ProLigën saudite pas vetëm gjashtë muajsh.

Arsyeja e ndërprerjes së kontratës me marrëveshje të mesfushorit me ekipin arab është thënë të jetë familjare, pasi që ata nuk janë adaptuar në jetesë atje.

“Nuk ka qenë vendim i lehtë, por e ndjeva se është më e mira për mua dhe familjen time. Falenderoj klubin dhe të gjithë aty për përkrahjen e madhe. I uroj suksese në vazhdim,” ka thënë Henderson për tashmë ish-ekipin e tij Al-Ettifaq.

Henderson te Ajaxi do të vesh fanellën me numrin gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League