Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RËNDËSISHME

Me gjithë mungesa, Liverpooli pa telashe kalon Bournemouthin

Foto: Liverpool/ fb

Me gjithë mungesa, Liverpooli pa telashe kalon Bournemouthin


21 January, 2024 @19:43

Liverpool ka zgjeruar lidershipin në Premier Ligë duke dalë 5 pikë në epërsi ndaj ndjekësit kryesorë me një paraqitje briliante në pjesë të dytë të ndeshjes ndaj Bournemouthit, për t’i mposhtur ata 0-4 [Nunes 49, 90+3, Jota 70, 79].

Në kushte të vështira pas stuhisë Isha, me siguri të madhe në mbrojtje prej komandatit Van Dijk dhe shpërthyesve në sulm, Liverpool ka shënuar katër herë në kombinimet Nunez-Jota për të fituar duelin, përkundër mungesave si Mohamed Salah, Wataru Endo në kupa kontinentale dhe lëndimeve të disa lojtarëve tjerë të 11-shes. Liverpool lider tash ka 48 pikë, ndërsa ndjekësit Manchester City dhe Arenal nga 43.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League