Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT TITULLIT!

Hajduku huazon edhe Perisicin

Hajduku huazon edhe Perisicin


19 January, 2024 @15:38

Skuadra lidere e elitës së Kroacisë, Hajduk nga Spliti tashmë ka zyrtarisht të konfirmuar si përforcim për pjesën pranverore të stinorit edhe Ivan Perisicin nga Tottenhami.

Njoftimin e ka zyrtarizuar Tottenham, që ka shkruar se ka arritur ujdi me Hajdukun për ta huazuar kroatin deri në fund të stinorit. Hajduku po kërkon titullin e parë të kampionit në Kroaci, që prej stinorit 2004/05.

Aktualisht ekipi ka 41 pikë dhe është i pari në renditje me 6 pikë më shumë sesa Rijeka që ka një ndeshje më pak dhe 7 më shumë sesa Dinamo Zagrebi që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Ditë më parë, Hajduk zyrtarizoi edhe sulmuesin e njohur të reprezentacionit kroat Nikola Kalinic, që erdhi për t’i ndihmuar ekipit me kontratë prej 1 eurosh deri në fund të këtij stinori. Saktë e lexuat, 1 euro deri në fund të stinorit 2023/24.

Te Hajduku luajnë edhe dy futbollistë të Kosovës, Emir Sahiti në sulm që ka shënuar 4 gola këtë stinor në kampionat si dhe Elvis Letaj mbrojtës.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League