Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNITED - WEST HAM

Pak qetësi për Erik ten Hag, United fiton ndaj West Hamit

Pak qetësi për Erik ten Hag, United fiton ndaj West Hamit


4 February, 2024 @16:58

Pak qetësi për Erik ten Hag.

Me rikthimin e futbollistëve startues nga lëndimet, edhe United po luan më mirë.

Pas fitores dramatike ndaj Wolves në fundjavë, sot United fitoi bindshëm ndaj West Hamit në shtëpi. Londinezët sot u mposhtën 3-0 në “Old Trafford”.

TABELA AKTUALE

Hojlund shënoi një herë, goli i tij i katërt në katër ndeshjet e fundit në ligë, e dy herë tjera shënoi Garnacho, që po luan mirë edhe si startues në krahun e djathtë, pavarësisht që nuk është pozita e tij e preferuar.

Kështu, United renditet i gjashti në Premier League, me 2 pikë më shumë se West Hami i pozitës së shtatë.

Tottenhami i vendit të pestë për momentin është gjashtë pikë mbi Unitedin.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League