I KTHEHEN FITORES
Frymëmarrje për Pochettinon para dueleve të mëdha!
13 February, 2024 @0:07
Chelsea i është kthyer fitores në Premier Ligë sonte, duke e mposhtur me përmbysje Crystal Palace-in në “Selhurst Park” të Londrës 1-3 [Lerma 30’ - Gallagher 47’, 90’+1, Enzo 90’+4] me golat e shënuara në kohën shtesë. Ka qenë Cole Palmer që ka asistuar në dy golat e fundit të Chelseat, ndërsa Conor Gallagher ka shënuar dy herë, para se Enzo Fenrnandez të vendos rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Fitorja ka ardhur për Chelsean pas dy humbjeve radhazi, si dhe i ka sjellë pak frymëmarrje Mauricio Pochettinos para dueleve të mëdha që e presin. Chelsea është mysafir i Manchester Cityt më 17 shkurt ndërsa më 25 shkurt luan finalen e Carabao Cup ndaj Liverpoolit!
Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e 10. e stinorit për Chelsean dhe ka arritur në pozitën e 10. me 34 pikë nga 24 ndeshje. Crystal Palace i Roy Hodgsonit në anën tjetër në krizë rezultatesh, humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit!