TRIUMFOJNË NË FUND!
Højlund shënon përsëri, e treta me radhë për Manchester Unitedin
11 February, 2024 @19:41
Ndeshja e pestë me radhë në të gjitha garat që sulmuesi danez i Manchester Unitedit, Rasmus Højlund shënon gol, ndërsa sot erdhi edhe fitorja e tretë me radhë e “djajve të kuq” në Premier Ligë, që kanë kapur një formë të mirë prej fillimit të vitit.
Mirëpo, ka qenë zëvendësuesi Scott McTominay që i solli fitoren 1-2 [Douglas Luiz 67’ - Rasmus Hojlund 17’, Scot McTominay 86’] ekipit të Erik ten Hagut, pasi që Aston Villa kishte barazuar në minutën e 67. të ndeshjes me brazilianin e tyre, Douglas Luiz. McTominay për të disatën herë këtë stinor është treguar vendimtar për ekipin nga “Old Trafford” derisa ekipi ka shënuar nëntë gola në tre ndeshjet e fundit të kampionatit.
Fitorja, bën që Manchester United të shkojë në 41 pikë por të mbetet në pozitë të gjashtë të renditjes pas 24 ndeshjeve. Aston Villa pësoi humbjen e gjashtë të stinorit dhe bie në pozitë të pestë të renditjes, me 46 pikë.