Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I AFROHEN KREUT DHE RREGULLOJNË GOLDALLIMIN!

Arsenali me rekord-fitore në Premier Ligë

Foto: Arsenal/fb

Arsenali me rekord-fitore në Premier Ligë


11 February, 2024 @17:50

Fitorja më e madhe e Arsenalit jashtë terrenit të vetë në histori të Premier Ligës ka ardhur sot, ku ekipi i Mikel Artetës ka mposhtur thellë West Ham Unitedin në derbin lokal të Londrës, 0-6 [Saliba 32’, Saka 41’pen., 63’, Gabriel 44’, Trossard 45’+2, Rice 65’].

Fitorja, pos që ia përmirësoi goldallimin “topçinjëve” [+31] i barazoi me pikë me Manchester Cityn, ndërsa i afroi për dy pikë te kreu i tabelës që është i okopuar aktualisht nga Liverpooli me 54 pikë!

Bukayo Saka shënoi çiftgolësh, ndërsa Declan Rice dha gol ndaj ish-ekipit, deri bëri edhe 2 asistime në fitore. Sa i përket lojës, Arsenal dominoi krejtësisht ndeshjen dhe tregoi një shfaqeje maestrale gjatë 90 minutave. 

Për West Hamin e David Moyesit kjo ka qenë humbja më e thellë si vendas në histori të Premier Ligës. Karrigia e Moyesit tashmë është duke u dridhur edhe më seriozisht, derisa ekipi nuk ka fituar në ligë prej se është hyrë në vitin 2024. Mijëra tifozë u larguan nga stadiumi “London” pas përfundimit të pjesës së parë, derisa epëria e Arsenalit kishte arritur në katër gola!


 
Të gjitha lajmet nga Premier League