Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP

Haaland 5 gola, De Bruyne 4 asistime - City demolon Lutonin

Haaland 5 gola, De Bruyne 4 asistime - City demolon Lutonin


27 February, 2024 @23:18

Erling Haaland ka shënuar pesë gola në një paraqitje të mrekullueshme të Manchester Cityt që shkatërroi mbrojtjen e Lutonit për të siguruar çerekfinalen e Kupës FA në Angli.

Belgu Kevin De Bruyne bëri katër asistime në goleadën, që Manchester City e fitoi 2-6, ndërsa golin tjetër për ekipin e Guardiolës e shënoi kroati Mateo Kovacic.

Për Haalandin, ka qenë hat-tricku i tetë me ekipin, ndërsa është bërë lojtari i parë në histori të Manchester Cityt që shënon për herë të dytë pesë gola për klubin!

Luton Town 2-6 Manchester City [Clark 45’, 52’ - Haaland 3’, 18’, 40’, 55’, 58’, Kovacic 72’].


 
Të gjitha lajmet nga Premier League