Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRIDI FITON PAS PENALLTIVE

Lunin mbron dy penallti! Rekord kampioni eliminon kampionin aktual

Lunin mbron dy penallti! Rekord kampioni eliminon kampionin aktual


17 April, 2024 @23:57

Real Madrid është gjysmëfinalisti i fundit i Ligës së Kampionëve dhe aty do të ndeshet me Bayern Munchenin në klasiken e futbollit evropian për të kërkuar biletën për finale të Ligës së Kampionëve.

Rekord kampioni i garës ka duruar presionin e Manchester Cityt kampion aktual i Ligës së Kampionëve, përgjatë 120 minutave lojë, për të fituar ndeshjen pas penalltive të shutuara, ndërsa portieri i tyre ukrainas Andriy Lunin ka mbrojtur penalltitë e Bernardo Silvës dhe Mateo Kovacicit për të siguruar kualifikimin.

Real Madrid

Real Madrid dhe Manchester City kishin barazuar në “Santiago Bernabeu” 3-3 në një superduel, ndërsa sonte Rodrygo i dha epërsinë “mbretërve” që pastaj të koncentruar thellë në mbrojtje duruan me disiplinë presionin e “qytetarëve”. Edhe kur Kevin de Bruyne barazoi për Cityn 14 minuta para fundit të kohës së rregullt, ndeshja shkoi njëjtë deri në fund me vendasit dominues në posedim në “Etihad”.

Por, ekipi i Carlo Ancelottit nuk u dorëzua dhe në fund, siguroi gjysmëfinalen: Manchester City - Real Madrid 1-1 [De Bruyne 76’ - Rodrygo 12’] (3-4) pen.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League