BAVAREZËT NË TOP-4 TË CHAMPIONS!
Kimmich thyen mallkimin 3 vjeçar, Bayern në gjysmëfinale
17 April, 2024 @22:58
Në tre stinorët e fundit, Bayern u ndalë në çerekfinale të garës. Por sonte, ka qenë Joshua Kimmich që me një goditje të fuqishme me kokë ka shënuar golin vendimtar të ndeshjes për t’i dhënë bavarezëve gjysmëfinalen e parë që prej stinorit 2019/20 të Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit në “Emirates” 2-2, Bayern me fitore 1-0 [Kimmich 63’] sonte ka siguruar me rezultat të përgjithshëm 3-2. Pjesa e parë me Arsenalin dominues dhe me Bayernin inert, bëri që pjesa e dytë të nis shpejt për bavarezët dhe Kimmich u gjend më së miri në zonë duke shpërthyer për golin e fitores.
Arsenal kërkoi mjaft, veçanërisht në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes golin potencial të barazimit dhe të vazhdimeve, por s’e arriti dhe Bayerni festoi në fund.
Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Bayern do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales Manchester City - Real Madrid.
Përndryshe me këtë ndeshje, Manuel Neuer ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve si porteri i parë që ka arritur shifrën e 58 ndeshjeve pa pranuar gol në garë.