Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FESTË NË WESTFALEN

Dortmundi fantastik, eliminon Atleticon dhe siguron gjysmëfinalen

Dortmundi fantastik, eliminon Atleticon dhe siguron gjysmëfinalen


16 April, 2024 @22:53

Borussia Dortmund ka shfrytëzyar momentet që i ka pasur në ndeshje dhe dy herë në periudha 5 dhe 3 minutëshe ka shënuar nga dy gola për të siguruar fitoren me rezultat të nevojshëm për të shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas përballjes së parë të përfunduar me rezultat 2-1 në të mirë të Atleticos në Madrid, Borussia ka fituar 4-2 sonte dhe me rezultat të përgjithshëm 5-4 ka shkuar tutje. Ekipi i Edin Terzicit ka festuar këtë arritje, që për shumëkë nuk shihej si i mundshëm, duke ditur përvojën e madrilenëve nën drejtimin e Diego Simeones.

Julian Brandt, Ian Maatsen shënuan në pjesë të parë për Dortmundin, ndërsa një autogol i Mats Hummelsit dhe më pas goli i Angel Correas kthyen Atleticon në lojë dhe kualifikim tutje, para se Niclas Fullkrug të shënojë e më pas të asistojë te asistuesi i tij Marcel Sabitzer për fitoren 4-2 [Brandt 34’, Maatsen 39’, Fullkrug 71’, Sabitzer 74’ - Hummels 49’ag., Correa 64’].

Borussia Dortmund në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të ndeshjet me Paris St Germainin që eliminoi Barcelonën.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League