Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAZIO NË KËRKIM TË TRAJNERIT TË RI

Maurizio Sarri dorëhiqet nga detyra e trajnerit të Lazios

Maurizio Sarri dorëhiqet nga detyra e trajnerit të Lazios


13 March, 2024 @20:01

Humbja e së hënës nga Udinese ka çuar numrin e humbjeve të Lazios në pesë, në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Kjo ka bërë që kryetrajneri i saj Maurizio Sarri të japë dorëheqje nga detyra, rrjedhshëm me këtë - edhe eliminimi nga Liga e Kampionëve pas humbjes në “Allianz Arena” nga Bayerni!

Sarri 65 vjeç erdhi te Lazio në vitin 2021 dhe i çoi ata në vend të dytë të renditjes në Serie A në stinorin e kaluar, që ka qenë përfundimi më i mirë i stinorit për ta prej se fituan titullin e fundit më 1999/20. Ndihmësi i tij, Giovanni Martusciello do të merr drejtimin e përkohshëm të skuadrës.

Lazio në xhiron që vjen takohet me Frosinonen, ndërsa në gjysmëfinale të Kupës luan me Juventusin.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League