Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA ELIMINON NAPOLIN!

Pas 4 vitesh, Barcelona siguron çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Foto: UCL

Pas 4 vitesh, Barcelona siguron çerekfinalen e Ligës së Kampionëve


12 March, 2024 @23:18

Barcelona ka arritur të mposht Napolin në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, për të siguruar çerekfinalen e garës. Barcelona fitoi sonte ndeshjen 3-1 [Fermin 15’, Cancelo 17’, Lewa 83’ - Rrahmani 30’], ndërsa dueli i parë në Itali kishte përfunduar 1-1. Kështu, me rezultat të përgjithsëm 4-2, katalonasit e drejtuar nga Xavi Hernandez arritën të sigurojnë një vend në tetëshen më të mirë të Championsit, për herë të parë që prej stinorit 2019/20.

Robert Lewandowski

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shënoi golin që i dha mjaft shpresa Napolit, pasi që Barcelona kishte marrë shpejt avantazhin dygolësh. Mirëpo, rastet e Napolit pas rezultatit 2-1 nuk u konkretizuan dhe kështu polaku Robert Lewandowski pak para fundit të ndeshjes siguroi qetësinë për katalonasit dhe preu biletën për çerekfinale të garës.

NOTAT E FUTBOLLISTËVE (via EuroSport):

BARÇA: Ter Stegen 7, Kounde 7, Cubarsi 8, Araujo 7, Cancelo 8, Lopez 8, Christensen 6, Gundogan 7, Yamal 6, Lewandowski 7, Raphinha 8*. Rez.: Romeu 7, Sergi Roberto 7, Joao Felix n/a.
NAPOLI: Meret 7, Di Lorenzo 7, Rrahmani 8, Juan Jesus 6, Rui 7, Anguissa 7, Lobotka 7, Traore 7, Politano 6, Osimhen 7, Kvaratskhelia 6. Rez: Olivera 6, Lindstrom 6, Raspadori 6, Ngonge n/a.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League