Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARISIENËT KALOJNË TUTJE

Mbappe me dygolësh çon Parisin në çerekfinale

Mbappe me dygolësh çon Parisin në çerekfinale


5 March, 2024 @23:10

Dy gola në stilin e tij, i përfoluri për kalimin e madh te Real Madridi, Kylian Mbappe ka shënuar sonte për të kaluar pa telashe Real Sociedadin dhe për t’i siguruar parisienëve çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pas fitores në “Parc des Princes” 2-0, Parisi fitoi edhe sonte në “Reale Arena” të San Sebastianit 1-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 1-4, siguroi tetëshën më të mirë të Championsit për këtë stinor.

Mbappe shënoi nga një gol për pjesë (15’ dhe 56’), ashtu që të mos rrezikohet asgjë për ekipin e drejtuar nga Luis Enrique, ndërsa goli i vonshëm i Mikel Merinos për vendasit ishte sa për të ngushëlluar tifozët e ekipit, duke dalë nga garat evropiane të shënohet një gol në kuadër të së tetës së finales.

Parisi përndryshe u tregua i fuqishëm në disa raste, ndërsa në momente kyqe në shprehje erdhi fuqia dhe shpejtësia rapide e sulmuesit të Francës, Mbappe - që tregoi edhe njëherë cilësitë e tij të jashtëzakonshme.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League