Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAVAREZËT NË ÇEREKFINALE

Bayern eliminon Lazion me golat e Kane-it

Foto: Bayern/tw

Bayern eliminon Lazion me golat e Kane-it


5 March, 2024 @22:57

Bayern Munchen ka arritur që në ndeshjen e dytë të rikthejë rezultatin dhe të shënojë fitore 3-0, ashtu që me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 3-1 ndaj Lazios të sigurojë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ka qenë sulmuesi anglez Harry Kane që ka shënuar dy herë për bavarezët sonte, ndërsa ekipi u çlirua pas presionit të madh për të arritur te goli i parë heret, kur Kane (38’) arriti të çojë topin te porta e Ivan Provedelit kah fundi i pjesës së parë. Shpejt Thomas Muller e bëri 2-0 (45’+2). 

Goli i radhës nga Kane (66’) vulosi fatin e takimit dhe ekipi i Thomas Tuchelit prej atij momenti filloi të kontrollojë topin më shumë, duke mos sulmuar furishëm sikurse kishin nisur duelin.

Lazio përkundër provave për të bërë diçka më shumë, nuk arrinte të gjente rrugën për te Ciro Immobile, që s’u dëgjua sonte, e dalja e Luis Albertos në të 80-tën minutë tregoi se edhe kreativiteti i ekipit nuk kishte zgjidhje, që edhe i dha fund aventurës evropiane të Mauirizio Sarrit me Lazion këtë stinor.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League