Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAT DHE ORA E SHORTIT

UEFA: Shorti i çerekfinales për Ligë të Kampionëve

UEFA: Shorti i çerekfinales për Ligë të Kampionëve


14 March, 2024 @0:26

Pas kualifikimit të tetë ekipeve të fundit për në fazën e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, që do të luhet për herë të fundit në këtë sistem, tashmë dihet edhe data e shortit kur do të përcaktohen çiftet çerekfinale.

UEFA ka bërë të ditur se shorti i çerekfinales, që do të zbardhë rrugën edhe për gjysmëfinale dhe finale të garës, do të mbahet të premten në Nyon të Zvicrës.

Më 15 mars në mesditë (12:00) ekipet çerekfinaliste do të kuptojnë përfundimisht se çfarë rruge duhet të kalojnë për të arritur te trofeu i synuar.

Çerekfinalen e kanë siguruar: Arsenal, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern, Borussia Dortmund, Manchester City, Paris St Germain dhe Real Madrid.

Prej kësaj faze më nuk ka ndonjë ndalesë specifike në short, dhe aty mund të ndeshet secili me secilin.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League