DORTMUND NË TOP-8 TË CHAMPIONSIT
Dortmund eliminon PSV-në, bëhet çerekfinalisti i parafundit
13 March, 2024 @22:59
Borussia Dortmund me një gol në fillim dhe në fund të ndeshjes ka mposhtur PSV Eindhovenin sonte në “Signal Iduna Park” për të siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me fitore 2-0. Ndeshja e parë në Holandë kishte mbaruar 1-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1, ekipi i drejtuar nga Edin Terzic siguroi tetëshen më të mirë evropiane.
Ka qenë anglezi Jadon Sancho (3’) që i dha epërsinë fillestare Dortmundit, ndërsa krejt në fund, zëvendësuesi i tij Marco Reus (90’+5) ka realizuar për të mbyllë dilemat e të kualifikuarit. Fuqia e PSV-së së Peter Boszit ishte kaq, ndërsa holandezët mbyllën këtu aventurën evropiane për këtë stinor.
Dortmundi bëhet çerkefinalisti i shtatë i Ligës së Kampionëve, ndërsa pret shortin të premten për të kuptuar rivalin çerekfinal.
NOTAT E FUTBOLLISTËVE (via Eurosport)
Dortmund XI: Kobel 8; Süle 6, Can 6, Hummels 5, Maatsen 6; Sabitzer 8, Özcan 7; Malen 7, Brandt 5, Sancho 7; Füllkrug 6. Rez: Adeyemi 6, Reus 7.
PSV XI: Benítez 6; Teze 7, Schouten 6, Boscagli 6, Dest 6; Veerman 6, Til 6, Mauro Júnior 6; Bakayoko 7, De Jong 5, Tilman 6. Rez: Lozano 7, Pepi 6, Babadi 6.