Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO KALON TUTJE

Oblak hero! Atletico Madrid eliminon Interin pas penalltive

Foto: UCL

Oblak hero! Atletico Madrid eliminon Interin pas penalltive


13 March, 2024 @23:58

Portieri slloven i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka treguar përvojën e madhe që e ka në momente vendimtare dhe duke mbrojtur dy penallti të Interit gjatë ekzekutimit të 11-metërshave, ka siguruar që ekipi i Diego Simeones të dalë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid çoi ndeshjen në vazhdime, pasi që zëvendësuesi Memphis Depay shënoi gol të bukur pas disa pasimeve nga krahu i djathtë, ndërsa kur Koke gjeti Depayin në zonë, ky me një të prekur shënoi për 2-1 [Griezmann 35’, Depay 87’ - Dimarco 33’] dhe siguroi vazhdimet. Kjo, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në Itali për Interin dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2, dueli shkoi tutje. Në vazhdime s’kishte gola dhe penalltitë, përfundimisht vendosën çerekfinalistin e fundit të Ligës së Kampionëve (3-2).

Për Atleticon nga penalltitë shënuan Depay, Riquelme dhe Correa, derisa Saulit penalltinë ia mbrojti Sommer, ndërsa për Interin shënuan Hakan dhe Acerbi, derisa Sanchez e Klaasen panë shutat e tyre në dorë të Oblakut, e penalltinë e fundit kapiteni Lautaro e shutoi jashtë porte!

Me kalimin e Atleticos tutje, tashmë tre ekipe spanjolle kalojnë në çerekfinale, ndërsa Italia mbetet pa përfaqësues në TOP-8 të garës më prestigjioze të futbollit ekipor me eliminimin e Interit.

NOTAT E FUTBOLLISTËVE (via Eurosport)

Atletico Madrid: Oblak 8, Savic 7, Witsel 7, Hermoso 7, Molina 7, Llorente 7, Koke 7, De Paul 7, Lino 7, Morata 7, Griezmann 7 Rez: Azpilicueta 6, Riquelme 7, Niguez 6, Correa 6, Depay 8, Barrios 6
Inter Milan: Sommer 7, Pavard 6, De Vrij 6, Bastoni 6, Dumfries 6, Barella 7, Çalhanoğlu 6, Mkitaryan 6, DiMarco 7, Thuram 6, Lautaro Martinez 7, Rez: Acerbi 6, Bisseck 6, Darmian 6, Klaassen 6, Frattesi 6, Sanchez 6


 
Të gjitha lajmet nga Champions League