PARISIENËT TRIUMFOJNË
Parisi përmbysi rëndë Barcelonën me 10 lojtarë
16 April, 2024 @23:03
Barcelona kishte epërsi nga ndeshja e parë e fituar në Paris 2-3 dhe e nisi mirë ndeshjen me epërsinë e fituar me golin e Raphinhës, mirëpo kartoni i kuq i Ronald Araujos në minutën e 29. të ndeshjes riktheu gjallërinë te parisienët, që nuk shikuan më mbrapa.
Parisi duke pasur një lojtar më shumë në fushë bëri gjithçka të nevojshme dhe shënoi katër herë në portë të katalonasve për t’i eliminuar nga gara dhe për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Borussia Dortmundin.
Barcelona u mposht 1-4 [Raphinha 12’ - Dembele 40’, Vitinha 54’, Mbappe 61’pen., 89’] sonte dhe me rezultat të përgjithshëm 4-6 ekipi i drejtuar nga Luis Enrique shkon tutje. Kah mesi i pjesës së dytë Barcelona mbeti edhe pa trajnerin Xavi Hernandez që pas një reagimi josportiv në shenjë proteste mori karton të kuq nga gjyqtari rumun Istvan Kovacs.