KAMPIONI RREZIKON LIDERIN
Man City i pamëshirshëm, i afrohet kreut
25 April, 2024 @23:23
Manchester City ka shënuar fitore rutinore si mysafir i Brightonit sonte, për të dalë në vend të dytë të renditjes tabelare me një pikë më pak dhe një ndeshje më pak sesa lideri Arsenal, pasi që mposhti 0-4 ekipin e Roberto de Zerbit.
Në atë që parashihej të ishte ndeshje e vështirë për Manchester Cityn e Pep Guardiolës, kaloi shumë lehtë me golat e shpejtë dhe konkretizimet e tre golave që në pjesë të parë, për të çuar ndeshjen rehat deri në fund, Brighton 0-4 Man City [Kevin de Bruyne 17’, Foden 26’, 34’, Alvarez 62’].
Pas gabimit të Liverpoolit dje ndaj Evertonit ku u mposht dhe fitores së Arsenalit ndaj Chelseat, gjendja e treshes që po lufton për titull kampioni në Angli, ku kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit është:
1. Arsenal me 34 ndeshje - 77 pikë,
2. Man City me 33 ndeshje - 76 pikë,
3. Liverpool me 34 ndeshje - 74 pikë.