Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONSHIP

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

Ipswich Town ngjitet në Premier League!


4 May, 2024 @15:24

Pas 22 viteve, skuadra e Ipswich Town e ka siguruar sot rikthimin në Premier League!

Skuadra e drejtuar nga Kieran McKenna, ish-ndihmëstrajner i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, sot siguroi edhe matematikisht ngjitjen në Premier League, duke u ngjitur aty nga vendi i dytë, derisa si kampion i Championshit sezonin e mbyllë Leicester City, që gjithashtu e siguroi ngjitjen në Premier League.

Skuadra e tretë që do të ngjitet nga Championship në Premier League do të kuptohet pas Play Off-it, ku çiftet gjysmëfinale janë: Leeds - Norwich dhe Southampton - WBA.

Kujtojmë që Kieran McKenna e mori Ipswichin sezonin e kaluar në League One, e brenda dy viteve e ngjiti në Premier League.

Ndërkohë, nga Championshipi në League One sezonin tjetër do të bien Rotherhami, Huddersfieldi dhe Birminghami.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League