Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA VENDIMIT TË RI

Klubet e Premier Ligës pajtohen për shpenzime të kufizuara

Klubet e Premier Ligës pajtohen për shpenzime të kufizuara


Marrë nga BBC Sports

29 April, 2024 @17:09

Në princip, të gjitha klubet e Premier Ligës së Anglisë janë pajtuar që të arrijnë dakordim për shpenzime të kufizuara te lojtarët gjatë afateve kalimtare verore dhe dimërore. 

Ky është njoftimi i fundi i lëshuar nga BBC Sports, ndërsa në lajm është bërë e ditur se shumica e klubeve kanë votuar “për” kufizimin e shpenzimeve që do të përcakohet nga të ardhurat televizive nga ekipi që fiton më së paku në Premier Ligë.

Nëse marrëveshja aprovohet nga autoritetet përkatëse, atëherë vendimi do të hyjë në fuqi për stinorin 2025/26. Rregullat aktuale të Premier Ligës për financa janë kritikuar për favorizimin e ekipeve me të ardhura të mëdha, pas dënimeve që i morën Everton dhe Nottingham Forest.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League