KOLUMBIANI I RI NË SKENË
Zëvendësusi Duran shpëtimtar, Aston Villa para Ligës së Kampionëve
13 May, 2024 @23:29
Nëse Tottenham Hotspurs nuk arrin të shënojë fitore të martën ndaj Manchester Cityt, Aston Villa do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në stinorin që vjen. Kjo, pasi që zëvendëuesi 20 vjeçar Jhon Duran në 11 minuta sa ishte në lojë, ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes dhe Aston Villa ka arritur që disavantazhin prej 1-3 ndaj Liverpoolit ta neutralizojë në 3-3 për të sigurar pikën që do t’i hap rrugë me gjasë për garën elite të futbollit evropian në stinorin tjetër.
Forma jo e mirë e Liverpoolit vazhdoi, përkundër se ekipi e nisi shumë mirë ndeshjen dhe dukej se po shkonte drejt fitores kur në fillim të pjesës së dytë Jarell Quansah shënoi për 1-3! Por në fund, golat e kolumbianit të ri elektrizuan tifozët në “Villa Park” që festuan në fund barazimin.
Aston Villa pas 37 ndeshjesh ka 68 pikë dhe është e katërta në renditje, me 5 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë i tyre, Tottenham në pozitë të pestë. Unai Emery ka bërë mrekulli me ekipin që ka në dispozicion këtë stinor dhe skuadra është në prag të festës për Ligë të Kampionëve para sigurimit edhe teorik të vendit të katërt. Liverpool në anën tjetër, pasi humbi edhe hapin teorik për titull, tashmë është i vulosur në vend të tretë këtë stinor me 79 pikë nga 37 ndeshje, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu mbyllë stinori.
NOTAT E LOJTARËVE:
ASTON VILLA: Martinez 6, Konsa 6, Carlos 5, Torres 6, Digne 5, McGinn 7, Luiz 6, Tielemans 7, Bailey 7, Diaby 7, Watkins 7. Rez: Zaniolo n/a, Duran 8, Chambers 6.
LIVERPOOL: Alisson 6, Alexander-Arnold 6, Gomez 5, Quansah 6, Van Dijk 6, Endo 6, Elliott 6, Mac Allister 5, Salah 6, Gakpo 7, Diaz 6. Rez: Jones 5, Gravenberch 5, Nunez 6, Szoboszlai 5.