Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY NUK GABON NË DUELIN PARA-VENDIMTAR

Haaland në skenë, City bën hapin e madh për titull kampioni

Foto: ManCity

Haaland në skenë, City bën hapin e madh për titull kampioni


14 May, 2024 @23:24

Titulli kampion i stinorit 2023/24 në Premier Ligë do të fitohet në xhiron e fundit të stinorit, ndërsa kampioni aktual Manchester City fatin do ta ketë në dorë të vetë.

Kjo, pasi që ekipi i Pep Guardiolës ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme sonte ndaj Tottenham Hotspurit në kuadër të kampionatit, në “Tottenham Stadium” ku nuk kishte shënuar më parë e as që kishte fituar, prej se lodinezët inauguruan këtë stadium.

Ka qenë sulmuesi norvegjez i ekipit të Cityt, Erling Haaland që ka shënuar golat për Cityn, për t’ia sjellë ekipit të tij fitoren, 0-2 [Haaland 51’, 90’+1pen.]. Me fitore, City tashmë merr kontrollin e ligës, një xhiro para fundit të stinorit dhe i duhet fitorja ndaj ëest Hamit në xhiron e fundit për të festuar titullin e katërt rresht dhe historik, pasi që deri tash asnjë ekip s’e ka arritur të katërfishtën radhazi.

Manchester City lider, ka 88 pikë ndërsa Arsenali ndjekës 86. Arsenal do të luajë me Evertonin në xhiron e fundit. Në anën tjetër, Tottenham që luftoi jashtëzakonisht sonte, ka humbur mundësinë për Ligë të Kampionëve, që i hapi Aston Villës së Unai Emeryt për ligën më elite të futbollit evropian. Aston Villa asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Ligës së Kampionëve (prej se quhet kështu), ndërsa herën e fundit ka qenë pjesë e Kupës së Kampionëve në vitin 1983!

NOTAT E FUTBOLLISTËVE:

Tottenham: Vicario 8, Porro 7, Romero 7, Dragusin 7, Van de Ven 6, Bentancur 6, Hojbjerg 5, Sarr 6, Johnson 7, Son 7, Maddison 7. Rez: Kulusevski 8, Skipp N/A, Lo Celso N/A, Moore N/A.
Man City: Ederson 7, Walker 7, Akanji 7, Dias 7, Gvardiol 7, Kovacic 7, Rodri 7, Silva 7, De Bruyne 8, Foden 7, Haaland 8*. Rez: Ortega 8, Doku 7, Alvarez N/A

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League