Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Rekord i ri në Angli, City kampion për të katërtin vit me radhë!

Rekord i ri në Angli, City kampion për të katërtin vit me radhë!


19 May, 2024 @19:01

Kampion për tri vite me radhë Manchester United ishte bërë më shumë se në një rast, por ta fitojë titullin katër vite me radhë në Angli nuk ka arritur askush deri sot. E këtë e arriti sot Manchester City i Pep Guardiolës.

Pas fitores së sontme 3-1 ndaj West Hamit, CIty ka arritur ta fitojë titullin e katërt rresht në Premier League, të gjashtin në shtatë vitet e fundit.

Pas vetes City la Arsenalin, që sot fitoi 2-1 ndaj Evertonit, por pamjaftueshëm që të përfundojë mbi Cityn.

TABELA PËRFUNDIMTARE NË PREMIER LEAGUE

Vendet 3 dhe 4 shkojnë për Liverpoolin e Aston Villën, kurse nga liga bien Lutoni, Burnley dhe Sheffield United.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League