NGRITJA VAZHDON ME PALMERIN E SHKËLQYESHËM
E katërta me radhë dhe Europa League nën kontroll!
15 May, 2024 @23:28
Chelsea ka shënuar fitoren e katërt me radhë në Premier Ligë dhe forma e mirë që ka kapur Cole Palmer ka bërë që ai sonte të shënojë edhe golin e 22-të të stinorit, derisa të kaltërit e Londrës me fitore ndaj Brightonit tash mbajnë në kontroll pozitën që dërgon në Europa Ligë!
Chelsea mposhti Brightonin 1-2 [Welbeck 90’+7 - Palmer 34’, Nkunku 64’] ndërsa prej minutës së 88. të ndeshjes luajti me një lojtar më pak, pasi që Reece James mori një karton të kuq kontravers në përballje.
Chelsea kërceu në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare, pasi që Newcastle United u mposht në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte nga Manchester United 3-2, ndërsa në xhiron e fundit nëse Tottenham Hotspurs mposhtet e Chelsea fiton, atëherë mund të kryejnë stinorin në pozitë të pestë!
Cole Palmer in all competitions : 27 goals, 14 assists. 41 G/A , an individual season we haven’t seen in years at Chelsea, crazy levels #CFC #BHACHE pic.twitter.com/Fp1AoTsqfD
— Noyon (@itsNayon123) May 15, 2024
TABELA AKTUALE:
...5. Tottenham 63 pikë
6. Chelsea 60 pikë
7. Newcastle United 57 pikë
8. Manchester United 57 pikë...
NOTAT E LOJTARËVE:
Brighton: Verbruggen 7, Lamptey 7, Webster 7, Dunk 6, Igor 6, Gross 7, Gilmour 6, Buonanotte 6, Enciso 6, Adingra 8, Pedro 7. Rez: Barco 8, Baleba 6, Welbeck 7, Fati 5.
Chelsea: Petrovic 7, Gusto 8, Chalobah 7, Badiashile 7, Cucurella 8, Caicedo 7, Gallagher 8, Madueke 7, Palmer 9*, Mudryk 6, Jackson 7. Rez: Nkunku, James N/A, Sterling 6, Silva N/A, Casadei N/A.