Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Bruno kërkon kontratë të re, pas interesimit të Bayernit e Barcelonës

Bruno kërkon kontratë të re, pas interesimit të Bayernit e Barcelonës


5 June, 2024 @12:30

Mesfushori briliant portugez, Bruno Fernandes, ka kërkuar kontratë të re me kushte të përmirësuara nga Manchester United për të qëndruar aty. Për t’i besuar të ardhmen e tij “Old Traffordit” Bruno ka kërkuar që të nënshkruajë kontratë të re, ndërsa mediat kanë raportuar për interesim të madh të Bayernit për atë, por edhe të Barcelonës!

The Mirror ka shkruar se 29 vjeçari dëshiron të qëndrojë në Manchester United, por me kushte të reja. Interesimi për Bruno Fernandesin ka ardhur pasi që Manchester United kërkon të përmirësojë bilancin e fair-playit financiar dhe ai shihet si aset tepër i vlefshëm për klubin.

E duke ditur këtë Bayern ka shprehur interesim për mesfushorin kreativ, ndërkaq më parë për Manchester Unitedin është thënë se do të mundohet të përfitojë më shumë nga tre lojtarë të ekipit të parë ashtu që të përmirësojë bilancin financiar, para se të futet vetë klubi në tregun veror të transferevet. Marcus Rashford, Casemiro dhe Jadon Sancho shihen si lojtarët e parë nga të cilët dëshiron të lirohet klubi i “Djajve të kuq”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League