Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMFORD BRIDGE

Enzo Maresca zyrtarizohet si kryetrajneri i ri i Chelseat

Foto: Chelsea

Enzo Maresca zyrtarizohet si kryetrajneri i ri i Chelseat


3 June, 2024 @16:14

Chelsea ka zyrtarizuar marrëveshjen afatgjate me trajnerin e ri të ekipit, Enzo Maresca. Italiani do të nis punën më 1 korrik 2024, ndërsa ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Pas viteve të kaluara në staf të trajnerëve në Ascoli, Sevilla e West Ham United, Maresca punoi me ekipin në zhvillim te Manchester City, ndërsa fitoi Premier League 2 me këtë ekip. Kaloi një periudhë te Parma dhe si ndihmës-trajner te Manchester City, para se të merr drejtimin e Leicester Cityt në qershor të vitit 2023.

Aty, 44 vjeçari arriti sukses të madh duke kthyer Leicester Cityn në Premier Ligë duke e fituar titullin kampion në Championship. Në stafin e tij bëjnë pjesë ëilly Caballero, Danny Walker, Michele De Bernardin, Marcos Alvarez, Javi Molina dhe Roberto Vitiello.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League