Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIAN I RI TE KAMPIONI

Sa i kushtoi Savinho Manchester Cityt?

Foto: ManchesterCity

Sa i kushtoi Savinho Manchester Cityt?


21 July, 2024 @19:15

Manchester City ditë më parë transferoi sulmuesin e krahut të Brazilit, Savinho. Futbollisti i ri, 20 vjeçar, në stinorin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Gironës, si huazim prej Troyesit.

Të dyja klubet, Girona dhe Troyes, janë pjesë e City Football Group. Kontrata e Savinhos me Manchester Cityn është deri në vitin 2029. Manchester City ka bërë marrëveshje me Troyesin (ekip nga Ligue 2 e Francës) për transferin e brazilianit që ka 7 ndeshje të luajtura për kombëtaren prej 25 milionë euro pagesë dhe 15 të tjera që mund të shkojnë si bonuse.

Savinho, i njohur edhe si Savio, ka nisur karrierën te Atletico Mineiro para se të bëhet pjesë e Troyes-së në verë të vitit 2022. Ai nuk luajti asnjëherë në ndeshje zyrtare për ekipin francez, derisa në stinorin 2022/23 u huazua te PSV në Holandë, ndësa në stinorin e kaluar kori sukses te Girona në LaLiga duke shënuar 11 gola dhe dukë bërë 10 asistime në të gjitha garat.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League