ERIK TEN HAG
I vazhdohet zyrtarisht kontrata
4 July, 2024 @12:22
Trajneri holandez, Erik ten Hag ka vazhduar kontratën e tij me Manchester Unitedin. Ai, përkundër gjithë kritikave që i kishte, do të vazhdojë të jetë trajneri kryesor i ekipit të parë të “djajve të kuq” nga Old Trafford.
Pak minuta më parë, edhe zyrtarisht Manchester United ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me Ten Hagun edhe për dy stinorë tjerë dhe tashmë ai do të jetë në krye të ekipit deri në qershor të vitit 2026.
“Jam tepër i kënaqur që kemi arritur marrëveshjen me klubin dhe do të vazhdojmë të punojmë bashkë. Duke shikuar pas në dy vitet e shkuara, mund të reflektojmë me kernari në dy trofetë e fituara dhe shumë shembuj të progresit në ekip prej se kur mora drejtimin e ekipit,” ka thënë ndër të tjera holandezi për faqen zyrtare të Manchester Unitedit.
Përndryshe, Manchester United që është rekord-fitues i titujve kampionë në Angli, nuk ka shijuar trofeun më të rëndësishëm në ishull që prej stinorit 2012/13.