Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALIANI NË BREGDETIN FRANCEZ

De Zerbi zyrtarizohet në Ligue 1

De Zerbi zyrtarizohet në Ligue 1


30 June, 2024 @8:22

Kampioni i shumëfishtë i Francës, Olympique Marseille, ka zyrtarizuar mbrëmë si trajner të ri të ekipit, italianin që bëri emër me Brightonin në Premier Ligë, Robert de Zerbi.

De Zerbi u nda me Brightonin pas dy stinorëve të plota të punuara me ata në Premier Ligë, pasi që kishte ardhur prej Shakhtar Donetskut. Me Brightonin, De Zerbi kishte arritur sukses historik për klubin, duke përfunduar i gjashti në Premier Ligë dhe duke siguruar daljen e parë dhe historike në gara evropiane!

“Olympique Marseille ju njofton për trajnerin e ri të skuadrës. Ai ka të njëjtën filozofi për të ardhmen e klubit si drejtuesit, ndërsa ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin,” shkroi ndër të tjera Marseille në njoftim.

Ndërkaq 45 vjeçari De Zerbi për faqen zyrtare të marsejezëve ka thënë: Jam i lumtur që jam pjesë e OM, pasi që kisha dëshirë të madhe të jem pjesë e një klubi të tillë dhe të ndajë pasionin me përkrahësit si dhe entuziazmin dhe seriozitetin që po tregojnë drejtuesit e klubit. Mezi pres të ulem në karrigen e “Velodrome-it” kësaj here si trajner i Marseille-it dhe t’i ndihmojë ekipit që të arrijë pozitat që i meriton.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League