MEDIA TALK
Joshua Zirkzee drejt Manchesterit!
7 July, 2024 @16:40
Ekipi i madh italian, AC Milan është qe sa kohë duke u interesuar për futbollistin e Bolognës, Joshua Zirkzee. Mirëpo, mos arritja e marrëveshjes me ekipin e Bolognës ka bërë që ekipi i kuq i Manchesterit të hyjë në garë për 23 vjeçarin holandez.
Sipas burimeve të CoughtOffside “Djajt e kuq” kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin në fjalë dhe tash janë në bisedime me ekipin nga “Renato Dall’Ara” për tu dakorduar për shifrën prej rreth 40 milionë eurove, siç figuron në klauzolën e kontratës së futbollistit.
Në stinorin e kaluar, Rasmus Hojlund dhe Marcush Rashford kanë pasur vështirësi për të shënuar për Manchester Unitedin e drejtuar nga Erik ten Hag, ndërsa holandezi shihet si lojtari që mund të ndez në sulm për të arritur bilans pozitiv në “Old Trafford”.
Për më tepër, CoughtOffside ka siguruar nga burimet e afërta me lojtarin në fjalë se ai nuk do të konsiderojë ofertat tjera, derisa Manchester United është në lojë për të.
Zirkzee ka shënuar 12 gola dhe 4 asistime për ekipin e tij në stinorin e kaluar në Serie A. Përndryshe, ai ka qenë pjesë e Bayernit të Munchenit para se të kalojë në Bologna, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Anderlecht dhe Parma.