Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAVAREZËT PËRFORCOHEN ENDE

Joao Palhinha - prezantohet te Bayern Munchen

Joao Palhinha - prezantohet te Bayern Munchen


11 July, 2024 @20:09

Mesfushori portugez, Joao Palhinha, edhe zyrtarisht u prezantua sot si lojtar i ri i Bayernit të Mynihut. Ekipi bavarez ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me futbollistin që deri tash ka qenë pjesë e Fulhamit në Premier Ligë të Anglisë.

Palhinha 28 vjeç ka ardhur te Bayern për 50.26 milionë euro, ndërsa ekipi londinez do të mund të përfitojë edhe 5 milionë euro tjera nga bonuset sipas kontratës së lojtarit.

Joao Palhinha

“Njëra ndër ditët më të lumtura të jetës sime është kjo. Tash jam pjesë e njërit ndër klubet më të mëdha të Evropës. Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe jam krenar për këtë,” ka thënë Palhinha për faqen zyrtare të ekipit bavarez.

Ai i ishte bashkuar Fulhamit nga Sporting Lisbona në vitin 2022 për 20 milionë euro. Ai u shpall lojtari më i mirë i ekipit në stinorin e parë të luajtur në Craven Cottage. Ai bëhet lojtari i dytë me radhë këtë verë që vjen te Bayerni nga Premier Liga, pas Michael Olises, që erdhi prej Crystal Palace-it. Kujtojmë, Bayern ka emëruar trajnerin belg Vincent Kompany si kryetrajner të ekipit për stinorët në vijim, pas ndarjes me Thomas Tuchelin në fund të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League