Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAN CITY ME PËRFITIM REKORD!

Publikohet shuma, Atletico zyrtarizon Alvarezin nga City

Publikohet shuma, Atletico zyrtarizon Alvarezin nga City


12 August, 2024 @17:02

Atletico Madrid ka kompletuar transferin e sulmuesit argjentinas të Manchester Cityt, Julian Alvarez. Ekipi madrilen që për shumë vjet drejtohet nga Diego Simeone ka bërë marrëveshje 6 vjeçare me kampionin e Botës dhe Amerikës Latine, Alvarez.

“Merimanga” (Araña) siç ka nofkën Alvarez ka bërë që kampioni aktual i Anglisë, Manchester City të përfitojë 75 milionë euro fillestare me mundësi të bonuseve deri në 20 milionë euro, varësisht nga performancat dhe sukseset që lojtari arrin me ekipin madrilen.

Përndryshe, kjo është shitja rekorde për Manchester Cityn në histori të klubit, pasi që deri tash këtë rekord e mbante kalimi i Raheem Sterlingut te Chelsea, që shkoi për rreth 60 milionë euro. City kishte paguar dy vite më parë për Alvarezin rreth 20 milionë euro, kur e blenë nga River Plate.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League