Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

the GUNNERS

Arteta përgjigjet, Calafiori shumë afër

Arteta përgjigjet, Calafiori shumë afër


23 July, 2024 @11:42

Kryetrajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka bërë të ditur për mediat se ekipi i tij është shumë afër të nënshkruajë me Riccardo Calafiorin. Ai ka thënë se klubi është duke i përforcuar “disa pozita” në marrëveshje para se të sigurojë mbrojtësin italian, mjaft të vlerësuar në Serie A, si dhe aktualisht standar te kombëtarja azzurre.

Futbollisti 22 vjeçar i Bolognës, pritet të jetë shtesë shumë e rëndësishme te mbrojtja e Arsenalit, që kësaj radhe do të tentojë titullin kampion. Calafiori është qendërmbrojtës që luan me këmbë të majtë dhe mund të mbulojë edhe krahun e majtë. Nga Transfermarkt vlerësohet rreth 45 milionë euro. Ai ka kontratë me Bolognën deri më qershor të vitit 2027.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League