Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALIANI I DËSHMUAR, TE LIVERPOOL

Federico Chiesa u zyrtarizua për çmim relativisht të lirë

Fotot: Liverpool/ fb

Federico Chiesa u zyrtarizua për çmim relativisht të lirë


30 August, 2024 @9:55

Cilësi, përvojë dhe shpejtësi ka fituar Liverpool në krah të sulmit, derisa dje zyrtarizoi italianin Federico Chiesa për një çmim relativisht të lirë prej rreth 12 milionë eurove që mund të shkojë edhe në 3 milionë euro tjera me bonuse. Shifrat i ka bërë të ditura BBC Sport.

Chiesa, djali i ish-futbollistit Enrico Chiesa, ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Liverpoolin që prej këtij stinori po drejtohet nga holandezi Arne Slot, i cili përndryshe ka nisur mbarë stinorin në Premier Ligë. Federicoja, që shkurt e thërrasin Fede ka marrë numrin 14 në fanellë, ndërsa ka qenë yll i Italisë në finalen e EURO 2020 ku azzurrët mposhtën Anglinë në finale të “Wembleyt”.

Federico Chiesa @ Liverpool

“Jashtëzakonisht jam i kënaqur që jam bërë lojtar i Liverpoolit. Kur Richard Hughes më thirri dhe më tha a dëshiron t’i bashkohesh Liverpoolit, pastaj më thirri edhe trajneri, thashë menjëherë po, pasi që di historinë e këtij klubi dhe çka do të thotë ai për adhuruesit e tij,” ka thënë italiani për ëebfaqen e Liverpoolit.

Chiesa ka 51 paraqitje me Italinë. Ka shënuar 32 gola në 131 paraqitje me Juventusin, ku kishte kaluar nga Fiorentina. Trajneri i ri i Juventusit Thiago Motta la Chiesën jashtë dy ndeshjeve të para të këtij stinori, derisa kontrata e tij me klubin bianconer përfundonte verën e ardhshme.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League