Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - WOLVES

Havertz e Saka në formë, Arsenali nis me fitore

Foto: Arsenal Official

Havertz e Saka në formë, Arsenali nis me fitore


17 August, 2024 @17:53

Fitore për Arsenalin në xhiron hapëse.

Ndaj Wolves në Londër, Arsenali shënoi fitore 2-0, duke e gjetur golin nga një herë në secilën pjesë.

Për 1-0 shënoi Kai Havertz me kokë në minutën e 25’ pas krosimit perfekt nga Bukayo Saka, e ky i dyti e shënoi golin e dytë i asistuar pikërisht nga Havertz në minutën e 74’ për përfundimtaren 2-0.

Për dallim nga pjesa e parë, Wolves u përmirësuan paksa në pjesën e dytë, duke rrezikuar pak më tepër, por jo mjaftueshëm për ta gjetur rrjetën.

Kështu, sezoni i Arsenalit dhe lufta për titull nisin me fitore të merituar.

Në xhiron e dytë, Arsenali i shkon Aston Villës në Birmingham, kurse Wolves e presin Chelsean.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League