Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORCOJNË MBROJTJEN

Nuk e vonojnë, Man Utd zyrtarizon edhe Noussair Mazraouin

Nuk e vonojnë, Man Utd zyrtarizon edhe Noussair Mazraouin


13 August, 2024 @22:24

Futbollisti mbrojtës, që ka fituar katër tituj të ligës, tre me Ajaxin dhe një me Bayernin, Noussair Mazraoui është zyrtarizuar te Manchester United, vetëm disa minuta më vonë pasi që ekipi nga Old Trafford zyrtarizoi bashkëlojtarin e tij Matthijs de Ligt.

Dyshja e mbrojtjes erdhën te Manchester United me kërkesë të Erik ten Hagut, të dy erdhën nga Bayern, ndërsa të dy kanë qenë pjesë e Ajaxit në vitin 2019 kur trajneri në fjalë kishte arritur sukses të madh me rekord-kampionin holandez në Ligë të Kampionëve.

Mazraoui 26 vjeç ka nënshkruar kontratë me Manchester Unitedin deri në qershor të vitit 2028, ndërsa “Djajt e kuq” në pako paguan për dyshen rreth 60 milionë euro në arkë të ekipit bavarez. Për dallim nga holandezi që prej Ajaxit shkoi në Juventus pastaj në Bayern, marokeni kishte kaluar nga Ajaxi në Bayern në verë të vitit 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League